Tre gra plagosen me thikë në Paris, i dyshuari: Allahu më urdhëroi ta bëj

Një sulm me thikë pranë një stacioni tramvaji në veri të Parisit la të plagosura tre gra, mes të cilave edhe një shtatzënë.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve franceze, dy prej tyre u transportuan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa e treta kishte marrë lëndime më të lehta. Viktimat janë të moshës 19, 24 dhe 36 vjeçe.

Policia arrestoi për ngjarjen një 31-vjeçar, i cili dyshohet se i sulmoi gratë në rrugë duke përdorur dy thika kuzhine.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se panë një burrë me dy thika që goditi tre persona. Sipas tyre, më pas një i ri e goditi agresorin me çantë dhe e rrëzoi në tokë.

Në ngjarje ndërhyri menjëherë edhe një oficer policie jashtë shërbimit, i cili neutralizoi dhe prangosi të dyshuarin. Identiteti i tij dhe arsyeja e sulmit mbeten ende të paqarta.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se 31-vjeçari ka dhënë pohime të paqarta përpara grupit hetimor. Ai bëri thirrje që të mos arrihet në përfundime të parakohshme lidhur me motivin.

Reuters, duke iu referuar pamjeve filmike dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes, raportoi se menjëherë pas sulmit i dyshuari u dëgjua duke thënë: “Allahu më urdhëroi ta bëj këtë”.

Zyra franceze e Antiterrorizmit njoftoi se po monitoron procedurën e ndërmarrë nga Prokuroria e Parisit.


Shtuar 27.07.2026 21:57

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al