Kuvendi nën drejtimin e Peleshit: Mbledhje, votime dhe formimi i qeverisë së re

E hëna, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të mbledhë kryetarët e grupeve parlamentare për të përcaktuar emrat në kryesitë dhe anëtarësinë e komisioneve, si dhe përbërjen e Byrosë dhe delegacioneve parlamentare.

E marta Në paradite mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, i cili do të shqyrtojë draftin e rregullores së re. Pasdite, Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare për të votuar rregulloren dhe anëtarësinë e re të komisioneve, me procedurë të përshpejtuar.

E mërkura ,Peleshi do të thërrasë Konferencën e Kryetarëve, ku do të përcaktohet koha e debatit për qeverinë e re dhe programin e saj qeverisës.

E enjtja, Nis debati maratonë në seancë plenare për programin qeverisës dhe kabinetin e ri, me diskutime të gjata nga shumica dhe opozita.

E premtja ,Pas votimit të qeverisë në Kuvend, në orët e pasdites pritet të zhvillohet ceremonia e betimit të kabinetit të ri para Presidentit Bajram Begaj


Shtuar 12.09.2025 22:14