Kuvendi i PD dhe debatet e ashpra, çfarë vendimi mori Kryesia?

Pas debateve të forta kryesia e PD-së ka miratuar vendimin që mbledhja e Kuvendit të zhvillohet në datën 18 dhjetor.

Gjatë mbledhjes maratonë të Kryesisë së Partisë Demokratike, pati debate të ashpra mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës.

Debati kryesor ishte mbi atë se kur do të mbahej Kuvendi Kombëtar i kësaj partie, për të cilin Berisha ka thënë se do të mbahej në datën 11 dhjetor dhe sipas tij atë do e thërrasë antarësia.

Berisha ka dorëzuar edhe 4200 firma në zyrën e Palokës, të cilat janë ende të paverifikuara.

Nga ana tjetër Basha tha se Kuvendi do të mblidhet në datën 18 dhjetor, datë të cilën miratoi edhe kryesia e kësaj partie./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 21:27