Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 6 Maj 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë hera-herës më të dendura.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati Jugor me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në intervale të shkurtra, ajo pritet të forcohet duke arritur deri në 14 m/s, ç`ka mund të sjellë ndjesi më të freskët në disa zona.

Të lidhura

None found

Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2 deri në 4 ballë.


Shtuar 6.05.2026 07:23

Tags: