Kush tha që ish-kunatat nuk mund të jenë shoqe? Albërija tregon raportin special me Ermiona Lekbellon

Dy këngëtaret shqiptare, Ermiona Lekbello dhe Albërije Hadërgjonaj kanë qenë kunata. Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries, sipërmarrësit nga Deçani, Mentor Hadërgjonaj.

Edhe pse Eriona është ndarë prej rreth 20 vitesh me bashkëshortin, marrëdhënia me Albërijen ka mbetur speciale.

Këtë e vërtetojnë edhe në rrjetet sociale, madje disa orë më parë Albërija ka risjellë një kujtim me Ermionën të cilën e quan “Luce” me përkëdheli.