Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në “Ferma VIP”

Gara në Ferma VIP, po hyn në një fazë gjithnjë e më vendimtare, ndërsa votat e publikut kanë përcaktuar qartë pesë fermerët më të preferuar deri në këtë pikë të lojës.

Bëhet fjalë për Adin, Olën, Gresën, Indrin dhe Mozën, të cilët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Të lidhura

None found

Falë këtij rezultati, ata kanë mundur të shmangin përballjen me sfidat e radhës, duke fituar një avantazh të rëndësishëm në garë dhe duke konsoliduar pozitat e tyre si lojtarë të fortë.

Ndërkohë, pjesa tjetër e fermerëve nuk ka qenë po aq me fat. Ata do të duhet të përballen me sfidën, e cila pritet të jetë vendimtare për vazhdimësinë e tyre në lojë.

Sipas rregullores, fermerët do të ndahen në dy grupe, ku secili grup do të përballet në prova që kërkojnë strategji, qëndrueshmëri dhe bashkëpunim.

Nga kjo përballje, vetëm dy fermerë ata që do të dalin të parët në sfidë do të sigurojnë shpëtimin e menjëhershëm. Të gjithë të tjerët do të shkojnë automatikisht në televotim, duke e lënë fatin e tyre në dorën e publikut.


Shtuar 2.05.2026 09:56