Policia e Elbasanit pak minuta më parë doli në një konferencë për mediat ku njoftoi për finalizimin e një operacioni, ku ishte zbuluar një arsenal armësh dhe ishin arrestuar dy persona.
Arsenali armëve u gjet në banesën e Luis Gaxhit, 37-vjeç në lagjen Gurabardh.
37-vjeçari i cili u vë në pranga është arrestuar dhe më parë në Belgjikë. Po ashtu në pranga ra edhe Rigels Spahiu si bashkëpunes.
Sipas policisë arsenali i armëve ishte bërë gati për t’u përdorur për llogari të grupeve kriminale.
Nga pamjet e shpërdara nga policia, shihen, kallashnikovë, disa prej tyre me silenciator, pistoleta me silenciator, mina, sasi municionesh dhe kapsolle dhe 4 telefona./albeu.com