Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e mëngjesit të sotëm të Albi Bashaliut. Burime bëjnë me dije se autorët e vrasjes dyshohet të jenë braktisur nga bashkëpunëtorët, të cilët pas ekzekutimit dhe djegies së automjetit që përdoren për vrasjen e 35-vjeçarit, duhej t’i largonin nga vendi i ngjarjes.
Momentalisht po verifikohen të gjitha kamerat e sekuestruara në një perimetër të gjerë me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të cilët nuk pritën dy ekzekutorët për t’i transportuar, por i lanë në baltë. Kjo bëri që autorët, pasi vranë Albi Bashalin, morën mjetin e tij dhe u larguan pa lënë gjurmë./albeu.com