Kush është killeri shqiptar që dyshohet se mbyti nënën në sy të foshnjës (FOTO LAJM)

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 20-vjeçares britanike, Caroline e cila u mbyt disa javë më parë nga tre grabitës në sy të foshnjës, ndërsa burrin e lidhën.

Disa fjalë të njërit prej autorëve, jo në gjuhën greke duket se do të jenë çelësi që do të dërgojë hetuesit te autorët, që dyshohet se janë shqiptarë.

Të lidhura

None found

Policia e vendosi 32-vjeçarin grek, të cilit i vranë gruan, të dëgjonte pjesë audio në gjuhë të ndryshme për të zbuluar gjuhën që foli njëri nga grabitësit.

Nga të dhënat e pilotit, sipas një raporti të “Star”, policia duket se është përqendruar në një person specifik, me origjinë shqiptare, i cili thuhet se është kreu i bandës.

“Përshkruhet si një person rreth të 40-ave. Ai është biond, i shkurtër, i ashpër, rreth 1.70 i gjatë. Ai i urren gratë, të cilat ai i keqtrajton brutalisht dhe as nuk heziton të kryejë krime.

Përshkrimi i tij përshtatet shumë mirë me kriminelin i cili tre vjet më parë kishte grabitur drejtuesin e pilotit 32-vjeçar, burrin e Caroline.

Nëse është i njëjti person, atëherë ekziston patjetër një lidhje e ndërmjetme ndoshta ka pasur informacion edhe përmes aeroportit” shkruajnë mediat greke në artikullin e publikuar sot. /abcnews


Shtuar 8.06.2021 21:18