Kush është kandidatja e LSI që rivalizon Kryemadhin në Njësinë nr.10 në Tiranë

Është mbyllur votimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë.

Nga të dhënat zyrtare bëhet me dije se ka fituar ndjeshëm dhe bindshëm PS me 6007 vota e ndjekur nga PD dhe aleanca me 4450 vota.

Partia e tretë më e votuar është LSI me 628 vota.

Për sa i përket votave individuale të kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryeson Monika Kryemadhi me 81, e ndjekur nga Nora Malaj me 78.