Banorët e Divjakës janë ngritur në protestë kundër vendosjes së barrierave metalike tek “pushimi i shoferit”.
Ata kanë bllokuar mëngjesin e sotëm sërish autostradën Lushnje-Fier dhe shprehen se do vazhdojnë protestat deri në një zgjidhje përfundimtare.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi shprehet se ky vendim do të rëndojë mbi xhepat e 80 mijë banorëve.
Ai i ka bërë thirrje ministres së Transportit të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur situatën, duke përfunduar mbikalimin në këtë aks.
“Kurseni ndonjë biftek tek Nusreti e çlirojeni nga kjo barrë këtë komunitet,” shkruan mes të tjerash deputeti.
Postimi i plotë:
Zemerimi qytetar per mbylljen e rruges te pushimi i shoferit.
Nje akt i cili vetem ka krijuar kosto per 80 mije banore.
I drejtohem Ministres se transportit te nderhyje menjehere per zgjidhjen perfundimtare te kesaj situate duke perfunduar mbikalimin ne kete aks.
Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytezuar se i mungon lidhja me rrugen.
Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e clirojeni nga kjo barre kete komunitet.
Hidhi syte edhe nga Lushnja leri urbanet e Tiranes te meret Lali Euri./albeu.com/