Kur policia shkel rregullat! Makina nuk i jep përparësi të moshuarit, e lë të presë në vijat e bardha

Kohët e fundit policia rrugore ka shtuar kontrollet për kapjen dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, me vendosjen të  postblloqeve në rrugët kryesore dhe  shtimin e kontrolleve  me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Por mesa duket as vetë policët nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

I tillë është rasti i denoncuar në redaksinë e abcnews.al, ku një ndjekës i faqes ka dërguar foto, në të cilat duket qartë se makina e policisë shkel rregullat rrugore.

Siç duket nga fotot makina e policisë me targa “AA852RU” nuk ndalon në vijat e bardha, duke mos i dhënë përparësi të moshuarit, i cili pret të kalojë rrugën.

Edhe pse i moshuari ka të drejtën e përparësisë, makina e policisë e injoron dhe vazhdon rrugën.

Në këtë rast vlen shprehja popullore: “Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë!”/abcnews.al


Shtuar 23.05.2022 14:30