Epidemiologu më i famshëm në botë ditët e sotme, Anthony Fauci, është shprehur se deri në verën e vitit 2022 do të ketë një kontroll të lartë të pandemisë, por nuk e beson se do të zhduket plotësisht.
Komentet ai i ka bërë në një intervistë të dhënë për Die Zeit rreth pandemisë dhe parashikimeve se kur do të përfundojë makthi më i keq që ka përfshirë botën.
“Mendoj se ekziston mundësia që deri në verën e vitit 2022, do të kemi në kontroll pandeminë por jo se do të zhduket. Shpresoj që deri atëherë SHBA mos të regjistrojë 75 mijë raste në ditë, siç është situata aktuale. Por mos harroni, se edhe dhe nëse numri i rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe numri i viktimave shënon rënie, pandemia do të jetë ende mes nesh.
“Do të duhet të paktën një vit, që rastet e reja të reduktohen në atë masë sa të mos kenë më ndikim në shoqëri,” përfundoi Fauci./albeu.com/