Juventusi do të përballet me Genoa në kampionat, sfidë e vlefshme për javën e 36-të të Seria A, takim që do të luhet ditën e nesërm në “Stadio Luigi Ferraris”.
“Duhet të marrim sa më shumë pikë deri në fund të sezonit. Kemi arritur Championsin tre javë para dhe jemi të lumtur. Duhet të përgatitemi për finalen e Kupës së Italisë dhe na duhet një ndeshje e mirë nesër.
Stërvitja e mirë do të jetë në fushë. Danilon e kemi lënë pushim, mungon Pellegrini. Kthehen Cuadrado dhe De Sciglio. Duhet të marrim rezultat pozitiv, pasi rezultatet pozitive të ndihmojnë në stërvitje dhe ndeshje”.
“Kupa e Italisë është një objektiv për ne, ashtu sikurse kampionati e Champions League, edhe pse mund të jetë e vështirë. Nëse mendojmë se nuk mund t’i arrijmë objektivat tona, atëherë e kufizojmë veten. Jemi të lumtur që shkojmë të luajmë për këtë trofe të mërkurën”.
“Jemi 14 lojtarët, kemi futbollistë të dëmtuar. Juventusi kur luan futet në fushë për të fituar. Nëse bën figurë të keqe nuk duket si Juventusi. Duhet një ndeshje e mirë dhe është motivuese sepse stadiumi do të jetë plot. Kundërshtari do të luftojë, pasi luan për pikë të rëndësishme. Ne duhet të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë. Tani jemi të lirshëm, pasi e kemi siguruar Champions League”.
“Vlahovic? Jam shumë i kënaqur me atë që po bën. Nuk e prisja të përshtatej aq shpejt te Juventusi. Duhet të njihej me shokët e skuadrës. Ai mund të përmirësohet edhe më shumë. Nesër ka gjasa që të luajë. Nesër do të luajë edhe Miretti, nuk e di se ku, por do të luajë, sikurse edhe De Sciglio, Rabiot dhe Szczesny”, përfundoi Allegri.
Në konferencën për shtyp, Allegri komentoi edhe ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madrid dhe Manchester City, teksa nuk kurseu edhe elozhet për Carlo Ancelottin.
“Vetëm mund ta përgëzoj Carlon, sepse bëri një gjë të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur, sepse ishte një trajner i kritikuar, pavarësisht asaj që ka bërë, vetëm se nuk është në modë aktualisht. Siç them gjithmonë, moda kalon dhe klasikja mbetet.
Ai është një trajner klasik, si kostumi gri, nuk del kurrë jashtë modës. Duhet të ketë një kënaqësi të pamasë që ka fituar 5 tituj në 5 ligat më të mira të Europës. Tani ai mund të fitojë Champions-in e katërt. Thjesht duhet ta admirosh…!”
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Allegri analizoi edhe ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madrid dhe Manchester City: “Si fillim duhet të përgëzoj Orsaton, mbrëmë ka arbitruar me personalitet. Është një nivel kaq i lartë, pasi nga ana teknike dhe aspekti fizik ishte një ndeshje e mrekullueshme.
Nga pikëpamja mentale, Reali dëshmoi se ndeshjet nuk mbarojnë kurrë dhe se aspekti i karakterit bën diferencën. Nuk është futbolli italian aq larg, Juventusi në 10 vitet e fundit ka arritur në dy finale të Ligës së Kampionëve… Tani Juve ka ndryshuar shumë lojtarë në 3 vitet e fundit, ka raste kur duhet t’iu rikthehesh rezultateve.
Janë 6 skuadra në Evropë, qartësisht më të forta se të tjerat: Real Madrid, PSG, Bayern Munich, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool. Ne të gjithë kemi ambicie të arrijmë në finale e Champions-it, edhe nëse realiteti është diçka tjetër. Nëse dikush ndërgjegjësohet për realitetin, më pas është më e lehtë.
Përndryshe njeriu mendon se është një gjë dhe në vend të kësaj është diçka tjetër. Duhet ekuilibër, si në çdo gjë. Ndeshja e mbrëmshme duhet të jetë një stimul për t’u rikthyer në arritjen e rezultateve të caktuara”. /h.ll/albeu.com