Kultivuan kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Krujë, sekuestrohen armë dhe municion luftarak

Në kuadër të operacionit ‘Monitorimi’,policia ka zbuluar në flagrancë nga droni monitorues në fshatin Mukje në Krujë, dy parcela kanabisi.

 

Sakaq, në këto dy parcela u zbulua se ishin kultivuar 130 bimë narkotike, ndërsa janë kapur duke shkuar për t’u kujdesur për bimët narkotike, edhe dy persona.

 

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S., 55-vjeç, dhe M. M., 23-vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë. 

Gjatë kontrollit në banesën e Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.   

 

“Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Monitorimi”. 

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55- vjeç, dhe M. M., 23- vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë. 

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak”,– njofton policia.


Shtuar 9.05.2024 09:38