Kultivonin kanabis, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas në Vaun e Dejës, pasi kishin kultivuar 156 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vau i Dejës

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Ëaves”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Koman.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishin kultivuar në këtë fshat.

Asgjësohen me anë të djegies 156 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, pas një pune hetimore disajavore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëaves”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Koman, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 2 shtetas që po kujdeseshin për bimë narktoike. Gjatë kontrollit të zonës u konstatuan 156 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit S. M., 34 vjeç dhe L. K., 23 vjeç. /albeu.com


Shtuar 8.09.2023 12:01