Kujtonte protestat pro-demokracisë, Kina heq “Shtyllën e Turpit” në Hong Kong

Një statujë e famshme në Hong Kong që kujton masakrën e Sheshit Tianamen, u hoq të mërkurën.

Statuja, e njohur si “Shtylla e Turpit” tregon njerëzit që u vranë nga autoritetet kineze në virin 1989, në protestat pro-demokracisë, raporton albeu.com.

“Shtylla e Turpit” ishte një nga memorialët e pakta publike të mbetura në Hong Kong që përkujtonin incidentin, i cili është një temë shumë e ndjeshme në Kinë.

Heqja e statujës vjen pasi Pekini ka qenë gjithnjë e më shumë duke shtypur disidencë politike në Hong Kong.

Qyteti dikur ishte një nga vendet e pakta në Kinë që lejonte përkujtimin publik të protestave në Tiananmen, raporton albeu.com.

Universiteti fillimisht kishte urdhëruar heqjen e statujës në tetor, por u kuptua që vërtet do të hiqej ku zona u rrethua me shirit dhe plastmasë. Punëtorët punuan gjatë gjithë natës brenda rrethimit me për të çmontuar statujën e bakrit prej 8 metrash. Rojet e sigurisë nuk kanë lejuar gazetarët të filmonin momentin e prishjes së statujës. Gazetarët treguan se kanë dëgjuar zhurma çarjeje dhe shpime, por nuk kanë parë se çfarë po ndodhte aty brenda.

Statuja përshkruan një kolonë me dhjetëra trupa të përdredhur me fytyra të ankthshme, “për të na kujtuar një ngjarje të turpshme që nuk duhet të përsëritet kurrë”, sipas skulptorit të saj, Jens Galschiot.

Universiteti tha se do ta vendoste në ruajtje statujën, e cila ka qenë e ekspozuar në kampusin e universitetit për 24 vjet./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 08:21