Kujdes, mos i shkulni thinjat, rrezikoni të mbeteni pa flokë

Për shumicën e njerëzve, flokët gri janë të pashmangshme. Por ndërsa ky ndryshim në pamjen tuaj është krejtësisht i natyrshëm, vetëm pamja e një floku të thinjur mund të shkaktojë një instinkt për t’i shkulur menjëherë.

Ekziston një besim i përhapur se nëse këpusni thinjat, shumë fije floku gri të tjera do të pasojnë. Ky është në fakt një mit. “Qimet përreth nuk do të zbardhen derisa qelizat e pigmentit të folikulave të tyre të vdesin,” thotë Trey Gillen, stilist dhe drejtor kreativ i edukimit në “SACHAJUAN”.

Pra, pse nuk duhet të shkulni flokët gri?

Jennifer Korab, estetiste e cila drejton një sallon në New Jersey – thotë se tërheqja e qimeve të caktuara mund të shkaktojë dëme të mëdha në folikulat e flokëve tuaj. Duke folur për Huffington Post UK, ekspertja shpjegoi: “Duke shkulur flokët, ju mund të traumatizoni gjëndrën e flokëve, gjë që mund të çojë në infeksion apo edhe njolla tullace. Pra, mund të ndodhë që t’ju bien një tufë me flokë në vendin ku keni hequr një të vetme”.

/albeu.com/


Shtuar 7.06.2023 12:05

Tags: