Kualifikueset Euro 2024/ Ndeshja Kosovë-Izrael mund të shtyhet për shkak të luftës

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohem ë 15 tetor mund të shtyhet.

Kjo për shkak të situatës së fundit të krijuar mes Izraelit dhe Palestinës mes të cilave po zhvillohen luftime të ashpra.

Të lidhura

None found

Raportohet se UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë e shterjes së të gjitha ndeshjeve të Izraelit, mes të cilave edhe ajo me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Asnjë konfirmim mbi këto raportime nuk ka ardhur ende, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-së.

“Jemi duke e pritur vendimin e UEFA-s”, ka thënë për meddiat presidenti i FFK-s, Agim Ademi.


Shtuar 8.10.2023 19:23