Kualifikimet për Kupën e Botës, sot zhvillohen 10 ndeshje interesante (FOTO LAJM)

Sot luhen ndeshjet e radhës për fazën kualifikuese për Kupën e Botës.

Në orën 15:00 do të zhvillohen 3 sfida. Kroacia takohet me Rusinë, Sllovakia udhëton për t’u ndeshur me Maltën dhe Sllovenia pret Qipron.

Nga orën 18:00 Gjermania i shkon Armenisë, Lihtenshtajni e pret Rumaninë, kurse Maqedonia e Veriut në Shkup e pret Islandën.

Kurse nga ora 20:45 zhvillohen edhe katër ndeshjet e fundit të ditës së sotme. Ndeshja që merr vëmendjen tonë është padyshim ajo mes Greqisë dhe Kosovës, kurse përveç saj luhen edhe ndeshjet: Luksemburg-Irlandë, Portugali-Serbi dhe Spanjë-Suedi.


Shtuar 14.11.2021 10:13