Kthjellime, vranësira dhe reshje, ja si do të jetë moti sot dhe nesër

Vendi jonë do të shoqërohet nga një mot i paqëndrueshëm. Sipas MeteoAlb, sot vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në pothuajse gjithë ditën, ku më të të dukshme do të jenë në zonat malore. Por në zonat lindore dhe juglindore gjatë mesditës vranësirat do të sjellin reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë.

Sa i takon ditës së hënë, paraditja do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta.

Por gjatë mesditës dhe pasdites do të zhvillojnë vranësirat, duke sjellë reshje të izoluara në jug dhe pjesërisht në lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

 

Shtuar 2.05.2021 08:05