Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit, ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se vetëm nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 3243 persona dhe kanë dalë 1686 të tjerë.

Ndërsa në Qafë Thanë, ka pasur 2399 shtetas që kanë hyrë në vend dhe 2135 në dalje.

Në Kapshticë po punohet me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Kur ka fluks në hyrje, pala shqiptare kalon në operimin me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Fluks i shtuar në këto pika kufitare, pritet edhe gjatë kësaj fundjave.


Shtuar 22.12.2023 13:41