Kthesë 180 gradë, qeveria tërhiqet “papritur” nga koncesioni i kolaudimit

Qeveria është tërhequr nga koncesioni për kolaudimin e mjeteve.

Ky projekt ka qenë në listën e konçesioneve të reja për vitin e ardhshëm dhe parashikohej të kishte një kosto prej 20,3 miliardë lekësh. Por gjatë miratimit të projektbuxhetit nen për nen, ministrja theksoi se ka pasur një rishikim të listës së PPP-ve për vitin 2022.

“Kemi hequr koncesionin e kolaudimit, i cili është në fakt një shërbim që kryhet nga DPSHTRR dhe ishte i mbetur atyr prej vitesh. kemi saktësuar shifrën e Rrugës së Arbrit, 40.3 miliard lekë,” theksoi Ibrahimaj.

Qeveria ka ulur ndër të tjera edhe fondet për kompensimin e pronarëve dhe  shpronësimet.Kjo ka shkaktuar diskutime në komision dhe është kundërshtuar edhe  nga deputetë të maxhorancës

Deputeti Erion Braçe ka qenë kritik edhe në lidhje me rishikimin e taksës për naftën e jahteve e cila u ul nga 65 lekë për litër në 40 lekë për litër.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2022 do të kalojnë për miratim në parlament në seancën e ardhshme./albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 15:56