Ekspertët: Ndërrimi i emrave në politikën serbe nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë të shfaqen në diskursin politik të vendit, pavarësisht ndërrimit të figurave politike dhe përpjekjeve të disa subjekteve për t’u paraqitur si forca të reja. Kjo u vu re edhe gjatë vizitës në Kosovë të përfaqësuesve të Listës Studentore në Serbi, të cilët përsëritën qëndrimin tradicional se Kosova është pjesë e Serbisë.

Fegja Dimoviq, kandidat i kësaj liste, tha se Kosova zë vend të rëndësishëm në programin e tyre politik, duke e përshkruar si “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”.

Të lidhura

None found

Pas vizitës, Dimoviq shkroi në Facebook se grupi ishte kthyer i vendosur për të luftuar krimin e organizuar në Serbi. Ai gjithashtu u përcolli serbëve në Kosovë një mesazh solidariteti: “Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”.

Fjalët e tij rikthyen debatin nëse gjeneratat dhe subjektet e reja politike në Serbi mund të sjellin një qasje ndryshe ndaj Kosovës, apo nëse ndryshojnë vetëm përfaqësuesit, ndërsa politika mbetet e njëjtë.

Ekspertët e sigurisë Fidair Berisha dhe Bedri Elezi thonë se ndryshimi i pushtetit apo i politikanëve nuk do të thotë automatikisht se Serbia do të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës. Sipas tyre, një subjekt që pretendon të jetë alternativë e re duhet ta dëshmojë me veprime dhe qëndrime konkrete gatishmërinë për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Berisha: Vizita e parë pas fitores zgjedhore në Serbi ka peshë të veçantë

Fidair Berisha e cilësoi vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore si një veprim me mesazh politik. Në prononcimin për “Bota sot”, ai tha se vizita pasqyron vazhdimësinë e qëndrimit të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Sipas Berishës, rëndësia politike nuk fitohet vetëm me deklarata e vizita, por me qëndrime dhe hapa konkretë.

“Vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë, para së gjithash, e shoh si një mesazh politik. Fakti që kjo është vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi, e bën atë edhe më domethënëse. Përmes saj, ata dëshirojnë të dëshmojnë se Kosova mbetet pjesë e agjendës së tyre politike dhe se, pavarësisht ndryshimit të aktorëve politikë në Serbi, nuk ka ndryshim të dukshëm në qasjen e tyre ndaj shtetësisë së Kosovës.

Mënyra se si u organizua kjo vizitë e përforcon këtë vlerësim. Takimet me institucionet e Kishës Ortodokse Serbe, pa zhvilluar takime me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, tregojnë se fokusi ishte më shumë te simbolika identitare dhe mesazhi politik sesa te një angazhim konkret për çështjet që prekin drejtpërdrejt këtë komunitet.

Konsideroj se klasa politike në Serbi, përfshirë edhe Listën Studentore, duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, i shpallur më 17 shkurt 2008. Ky është realiteti politik mbi të cilin duhet të ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ndryshimi i emrave dhe subjekteve politike në Serbi nuk përbën domosdoshmërisht ndryshim politik, nëse vazhdon i njëjti qëndrim mohues ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kuptim, e shoh vizitën edhe si përpjekje të Listës Studentore për të fituar hapësirë dhe legjitimitet politik brenda komunitetit serb në Kosovë, si dhe për t’u pozicionuar si alternativë ndaj strukturave ekzistuese politike serbe. Megjithatë, legjitimiteti nuk fitohet vetëm përmes vizitave dhe deklaratave, por përmes qëndrimeve dhe veprimeve konkrete”, u shpreh ai.

Berisha shtoi se Lista Studentore do të provohet nga aftësia e saj për t’i mbrojtur interesat e serbëve në Kosovë, duke respektuar sovranitetin dhe institucionet e vendit, si dhe duke u distancuar nga qasjet e mëparshme të politikës serbe.

“Për mua, testi i vërtetë i kësaj liste do të jetë nëse do të jetë në gjendje të kontribuojë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve serbë të Kosovës, duke respektuar institucionet, sovranitetin dhe rendin kushtetues të vendit ku ata jetojnë.

Kosova nuk ka nevojë për deklarata të reja të pretendimeve territoriale, por për fqinjësi të mirë, respektim të ndërsjellë dhe bashkëpunim. Nëse Lista Studentore synon të përfaqësojë një ndryshim në politikën serbe, këtë duhet ta dëshmojë duke u shkëputur nga qasjet e vjetra dhe duke pranuar se marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndërtohen vetëm mbi njohjen e realiteteve politike, respektimin e sovranitetit dhe dialogun”, tha ai për “Bota sot”.

Elezi: Kosova s’mund të trajtohet si çështje e brendshme apo mjet për mobilizim elektoral në Serbi

Bedri Elezi vlerësoi se deklaratat e Listës Studentore tregojnë se ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk sjell domosdoshmërisht ndryshim të politikës ndaj Kosovës. Ai theksoi se Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

“Deklaratat e Listës Studentore për Kosovën tregojnë se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe ndryshim të politikës ndaj Kosovës.

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe deklaratat e Fegja Dimoviqit, i cili e cilëson Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë dhe shtyllë të identitetit shpirtëror e kulturor serb, janë tregues se çështja e Kosovës vazhdon të mbetet pjesë qendrore e diskursit politik në Serbi.

Mesazhi që përcillet nga kjo vizitë nuk mund të konsiderohet thjesht një aktivitet kulturor apo solidaritet me komunitetin serb. Kur një lëvizje politike, e cila synon të marrë përgjegjësi shtetërore, vjen në Kosovë dhe përsërit pretendimet territoriale të Serbisë, atëherë kemi të bëjmë me një pozicionim të qartë politik, i cili duhet të analizohet me seriozitet.

Është e papranueshme që Serbia të kërkojë të ndërtojë një të ardhme të re politike, ndërsa vazhdon të mbajë të njëjtat pretendime ndaj një shteti të pavarur dhe sovran. Kosova nuk është çështje e brendshme e Serbisë dhe as instrument për mobilizimin politik të elektoratit serb. Pavarësia e Kosovës është realitet politik dhe juridik, të cilin Serbia duhet ta pranojë dhe ta trajtojë si bazë për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha ai.

Elezi kërkoi që Serbia të tregojë me hapa konkretë se po ndryshon politikën ndaj Kosovës, ta njohë pavarësinë e saj dhe t’u sigurojë shqiptarëve në Serbi të drejta të barabarta, në përputhje me standardet evropiane për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

“Në këtë kontekst, nëse Lista Studentore synon të përfaqësojë një gjeneratë të re politike dhe të hapë një kapitull të ri në Serbi, ajo duhet ta dëshmojë këtë përmes ndryshimit konkret të politikës ndaj Kosovës, e jo përmes përsëritjes së narrativave të vjetra nacionaliste. Nuk mund të flitet për demokraci, reforma dhe luftë kundër krimit të organizuar, ndërsa në të njëjtën kohë mohohet e drejta e një populli për të vendosur për të ardhmen e vet.

Serbia ka nevojë për një transformim të mirëfilltë politik dhe strategjik. Qeveria e re, nëse merr përgjegjësinë për drejtimin e vendit, duhet të ndërtojë një qasje krejtësisht të re ndaj Kosovës. Ky ndryshim duhet të fillojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe përkushtimin ndaj një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht të obligueshme.

Por Serbia duhet të dëshmojë se ndryshimi i saj është demokratik edhe brenda kufijve të vet. Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe në pjesët e tjera të Serbisë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta, përfaqësim institucional, arsimim në gjuhën amtare, përdorim të gjuhës shqipe, zhvillim ekonomik dhe trajtim të barabartë nga institucionet shtetërore. Nuk mund të kërkohen standarde për komunitetin serb në Kosovë, ndërsa të njëjtat standarde të mos zbatohen për shqiptarët në Serbi.

Një shtet që synon integrimin evropian duhet t’i zbatojë standardet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave pa diskriminim dhe pa standarde të dyfishta.

Gjithashtu, Serbia duhet të rishikojë orientimin e saj strategjik dhe të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, duke e vendosur bashkëpunimin rajonal, sigurinë kolektive dhe demokracinë mbi politikën e konfrontimit dhe ndikimet destabilizuese”, deklaroi ai për “Bota sot”.

Në përfundim, Elezi tha se perspektiva evropiane e Serbisë lidhet me njohjen e Kosovës, garantimin e të drejtave të shqiptarëve dhe ndërtimin e marrëdhënieve të barabarta mes dy vendeve.

“Në përfundim, Serbia duhet të zgjedhë ndërmjet politikës së së kaluarës dhe një të ardhmeje evropiane. Nuk mund të ndërtohet një Serbi demokratike duke mohuar Kosovën, duke diskriminuar shqiptarët dhe duke mbajtur peng stabilitetin e rajonit.

Kosova nuk ka nevojë për deklarata të reja simbolike nga politikanët serbë. Ajo ka nevojë për njohje, respekt dhe marrëdhënie ndërshtetërore të bazuara në barazi.

Ndryshimi i vërtetë në Serbi do të matet jo me atë se kush e zëvendëson pushtetin e mëparshëm, por me atë nëse politika e re është e gatshme të pranojë realitetin, të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të kontribuojë për një Ballkan të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO”, përfundon ai për “Bota sot”.


Shtuar më 12.11.2026 08:12

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet