Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka thënë se situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë, sipas mediave serbe.
Sipas saj, reagimi i KFOR ishte i vonshëm, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës, e jo, siç tha ajo, “mbrojtja e uzurpatorëve”.
“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiq.
Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”, shtoi ajo.