Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Ajo u prit nga Rama dhe gjithashtu foli edhe për mediat.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1746653502398497
“Kemi përgjegjësi të mëdha kundrejt vendeve të PB sidomos edhe pas agresionit rus ndaj Ukrainës,. Është e rëndësishme të forcojmë procedurën e anëtarësimit këtyre vendeve në BE si dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, ekonomi siguri kibernetike etj. Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për çështje si Roaming dhe shumë të tjera. Mund të mbështeteni te Italia”, ka thënë ajo.