Kryeministri shqiptar 100 ditë, ja komenti i sotëm i Zaevit

Kryeministri Zoran Zaev është pyetur sot nga gazeta “Sloboden Pecat” lidhur me marrëveshjen me BD për kryeministrin shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisjes.

Zaev ka thënë sot se nuk ka koment dhe se gjithçka që ka thënë e ka bërë të qartë në konferencën e fundit me mediat.

“Nuk kam komente shtesë”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Zaevit.

Natën e zgjedhjeve Zaev paralajmëroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe liderit te LSDM-së, pas humbjes së zgjedhjeve lokale.

Ndërsa, Ali Ahmeti sot ka thënë se marrëveshjet duhet respektuar dhe se ato janë shkruara dhe të bëra publike dhe se nuk mund të anulohen sipas dëshirave momentale. (INA)


Shtuar 4.11.2021 16:40