Kryeministri holandez mbështet “Open Balkan”: Nismë pozitive, do të ndihmojë edhe kur të çelen kapitujt e negociatave

Kryeministri holandez Mark Rutte ka mbështetur Ballkanin e Hapur, si një nismë që do të ndihmojë kur të çelenh kapitujt e negociatave.

“Së fundi ju i keni dhënë mbështetje të plotë bisedimeve për anëtsërim të Shqipërisë në BE, por edhe Bllkanit të Hapur. Kjo nuk është ende linja zyrtare e BE. Si mendoni që do ndihmojë ky proces rajonin?”, është pyetur Rutte.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/2433597346782831

“Ajo që përmenda, komuniteti europian është një mënyrë për të diskutuiar çështje të tjera. Jemi të gjithë që bëhemi bashkë në mënyrë që të kemi një takim të të gjitha vendeve të Europës, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë.

Duke pasur parasysh sa larg kemi ecur me Maqedoninë e Veriut, duam të ulemi e të shohim njëri tjetrin në sy.

Për Ballkanin e Hapur, gjithçka që mund të bëhet, mendoj se nën udhëheqjen e Ramës, fakti që kjo nismë ka ecur para, është pozitive. Rekomandoj çdo platformë që bën vendet të diskutojnë si diçka pozitive.

Ideja është për të ecur në një zonë të lirë tregtare dhe kjo do të ndihmojë edhe kur të çelen kapitujt e negociatave. Siguron që tensionet të mos bëhen të papërballueshme. Kjo kërkon lidership”, tha Rutte.