Kjo e enjte përkon me nisjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka kaluar në kuzhinë duke gatuar.
Në një video të publikuar në Instastory, Kryemadhi së bashku me kandidaten për deputete të LSI, Kejdi Mehmetajn gjenden në një kuzhinë dhe seç po gatuajnë.
Por kjo nuk është hera e parë që Kryemadhin e shohim në këtë pozicion. Më herët ajo ka publikuar video duke bërë ballokume në Elbasan apo edhe duke bërë bukë.
Po duke gatuar, disa kohë më parë u shfaq dhe kredemokrati Lulzim Basha, i cili u kritikua pasi u shfaq duke gatuar me këpucë në kuzhinë.