Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ”Frontline” se deputetët e Kuvendit janë shantazhuar për të votuar pro zgjatjes së Vettiingut.
“Metedologjia e shantazhit ndaj forcave politike dhe individëve për të marrë një votë të sforcuar nuk i shërben sistemit të drejtësisë. Unë e shikoj marrëveshjen e 17 majin. Nëse në 17 maj patëm një marrëveshje dhe u gdhimë në mëngjes me ministrat e opozitës të firmos nga Edi Ramës, nuk do çuditem sot nëse do shohim ndonjë ministër të firmosur nga Rama. Ke votuar kundër ligjit për Vetingut, ke bojkotuar në mënyrë permanente reformën në drejtësi dhe… Kur vjen puna brenda një ore ndryshon. Votime të tilla tregojnë edhe dinjitetin e klasës politike”, tha Kryemadhi.
E pyetur se kush është shantazuar, Kryemadhi tha se për këtë duhet pyetur Basha.
“Duhet të pyesni Basha cila është arsyeja që ndryshoi brenda orës. Nuk votohet drejtësia me kusht, me jep një ari me lesh të jap një bub kaçurrel, është absurde. Nuk mendoj që është deal ëin-ëin, sepse të jeni të bindur që përkundrazi ka ardhur si rezultat i presionit të ndërkombëtar”, tha Kryemadhi./albeu.com