Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka folur për mediet pas përfunidmit të marrjes në pyetje nga SPAK këtë të premte.
Ai ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme i thirrur nga SPAK për t’u pyetur për një ndërtim pa leje. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së.
Bushi ka dalë nga SPAK, pas një ore e 45 minuta ku u morn ë pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Kryebashkiaku tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.
Ai tha se Inspektoriati Ndërtimor që është në varësi të Bashkisë së Krujës, ka vendosur disa gjoba për disa instituicione që lidhen me çështje të ndryshme.
Bushi si titullar i institucionit që ka në varësi këtë strukturë është thirrur për t’u marrë në pyetje.
Bushi rezulton të jetë një nga zyrtarët lokalë më të denoncuar në Prokurorinë e Posaçme.
Burime nga ky institucion thonë se 7 kallëzime penale janë bërë në SPAK, ndaj kryebashkiakut të Krujës.
Për tri nga denoncimet është vendosur regjistrimi i procedimit penal për verifikimin e faktit, por pa nisur hetimet ndaj Artur Bushit.
Ndërkohë dy padi të tjera nuk janë pranuar nga SPAk, dhe grupi i hetimit ka vendosur dërgimin e tyre për kompetencë në prokurori të tjera, dhe për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi për shkak të mungesës së provave ose për shkak se fakti i pretenduar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Ai u përfshi në politikën lokale pas kthimit në Shqipëri nga Italia, duke u zgjedhur kryetar i Komunës Thumanë, në vitin 2011.
Dy vjet më pas, ai u bë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste, për deputet në qarkun e Durrësit dhe fitoi mandatin.
Në gusht 2015, ai u bë kryetar bashkie në Krujë ndërkohë që një investigim i BIRN po atë vit zbuloi se kandidati për kryebashkiak i Krujës ishte arrestuar në qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar për lidhjet me një organizatë të trafikut të kokainës.
Bushi u lirua një muaj e gjysmë më pas, ndërsa çështja kundër tij u pushua dhe u arkivua në vitin 2011 nga Prokuroria italiane.
Përveç kësaj çështjeje, Artur Bushi shënoi në formularin e dekriminalizimit edhe një ndalim të vitit 1996 në Caserta të Italisë, ku ishte liruar menjëherë pas një verifikim
/albeu.com/