Kryebashkiaku i Mariupolit: Një vajzë 6 vjeçe vdiq nga dehideratimi

Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko, thotë se trupi i një vajze gjashtëvjeçare të quajtur Tanya u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar. Ai thotë se ajo kishte vdekur nga dehidratimi.

“Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë vajza po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur.”

Kryebashkiaku thotë se historia e vajzës, e përmendur edhe më herët sot nga Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij, ishte “një nga shumë histori tragjike të Mariupolit, qyteti që mbijetoi në një bllokadë për tetë ditët e fundit”.

Boychenko tha: “Pushtuesit rusë në mënyrë cinike e kanë lënë qytetin prej gjysmë milioni banorësh pa ujë, dritë, ngrohje dhe komunikim. Të gjitha rrugët për në qytet janë të bllokuara. Të gjitha përpjekjet për të ofruar ushqim dhe ilaçe për banorët e qytetit u bllokuan nga ushtria ruse.

Ai i bëri thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë futjen e një zone ndalim-fluturimi.

“Ne nuk mund ta kthejmë në jetë Tanyan, por mund të shpëtojmë mijëra fëmijë të tjerë ukrainas”, tha kryebashkiaku./albeu.com


Shtuar 8.03.2022 16:45