“Kriza energjitike”, Rama: Këtë luftë duhet ta përballojmë me kurajo, sjell vetëm dhimbje

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë thuajse një përmbledhje me pika të asaj çfarë ai dhe ministria Balluku thanë ditën e djeshme në një konferencë për mediat.

Rama ka shkruar se Shqipëria nuk arrinë dot të prodhojë ende të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet dhe se prodhimi i vendit tonë varet nga kushtet atmosferike të cilat vitet e fundit nuk kanë qenë në favor.

Ai gjithashtu rikthekson se vendi jonë është i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë, por kjo nuk dihet sa do të zgjasë pasi parashikohen ende rritje marramendëse.

Këtë luftë që nuk e ka zgjedhur Shqipëriaa dhe në shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk e shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkaur jo të ndarë,” thotë në fund Rama.

Postimi i plote:
⚡️Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet.
⚡️Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, të cilat për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta se sa deri tri vite më parë!
⚡️Thatësira çon deri në pikën që thuajse gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi, ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjitike. Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht!
⚡️Gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë!
⚡️Qysh me shfaqjen e shenjave të krizës energjitike disa muaj më parë, qeveria ka paralajmëruar kohë të vështira përpara dhe ka vendosur një mburojë financiare për familjet dhe biznesin e vogël.
⚡️Sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë; aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lek, ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lek!
⚡️Të gjithë këtë diferencë të frikshme ekonomikisht e mbulon krejtësisht shteti, përtej 45 milionë USD që shkojnë çdo vit nga buxheti i shtetit për kompensimin e 2.5 lekëve për kilovat për çdo familje në nevojë.
⚡️Kostoja tejet e lartë e kësaj mburoje unikale rritet përditë dhe ne do të vazhdojmë ta financojmë sa të mundemi.
⚡️POR të gjithë duhet të vetëdijësohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës, e cila nuk sjell kurrë të mira, po vetëm dhimbje.
Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkuar jo të ndarë?? /albeu.com


Shtuar 9.03.2022 11:04