Kriza energjetike, Balluku: Miratohet granti 10 miliardë lekë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se është marrë vendim garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliardë lekë.

“Dy grupe të energjisë dhe infrastrukturës. Një nga fushat më sensitive e prekur nga kriza globale është ajo e energjisë. Na duhet të punojmë çdo ditë. Sot është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 mld lekë të cilat do të krijojnë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot janë një problem i madh. Na shqetëson mungesa e sasive energjetike në treg. Ajo që po bëjmë përmes akteve ligjore është krijimi i një mundësie për të siguruar këto sasi”, tha Balluku./albeu.com


Shtuar 27.10.2021 14:17