Kriza e shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria zëvendëson shoferët me ushtarakët

Mbretëria e Bashkuar duket se ka gjetur një zgjidhje të përkohshme për furnizimin me karburant.

Duket se vendi ishullor do të përdorë ushtrinë për të furnizuar karburantet dhe të lehtësojë sadopak krizën e shkaktuar atje nga mungesa e shoferëve të kamionëve.

Rreth 200 personel shërbimi, përfshirë 100 shoferë, u vendosën të hënën për të ndihmuar në rritjen e dërgesave.

“Shoferët e ushtrisë kanë dalë jashtë. Njerëzit duhet ta dinë që ne po bëjmë gjithçka që mundemi”, tha kancelari Rishi Sunak për LBC Radio.

Mbretërisë së Bashkuar i mungojnë mijëra kamionistë për shkak të pandemisë koronavirus dhe një eksodi të punëtorëve të huaj pas largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

Mungesa ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit për gjithçka, nga derri dhe benzina deri tek shpezët, ilaçet dhe qumështi, duke kontribuar në raftet e zbrazëta të supermarketeve dhe stacionet e karburantit të mbyllur.

Në të gjithë qytetet kryesore javën e kaluar, radhët u krijuan në shumë stacione mbushëse, duke shkaktuar bllokime të trafikut në rrugët e ngarkuara./albeu.com