Kritika të forta për Ramën pas koncertit të Ye në Tiranë: OCCRP flet për “bukë dhe cirk” me para publike

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), ka botuar një artikull që pasqyron reagimet kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për përdorimin e fondeve publike në koncertin e reperit Ye, i njohur më parë si Kanye West, që u zhvillua të shtunën në Tiranë.

Sipas OCCRP-së, kundërshtarët e kanë akuzuar qeverinë se e ka kthyer koncertin në një shfaqje politike me qëllim që të zbehej jehona e protestave antiqeveritare, të cilat prej javësh po mbahen në kryeqytet.

Të lidhura

None found

Qeveria ka miratuar një fond prej 400 milionë lekësh, rreth 4.9 milionë dollarë, nga fondi rezervë i shtetit për të mbështetur koncertin e 11 korrikut. Këto para do të kalojnë te Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për një aktivitet që, sipas qeverisë, synon të forcojë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë përmes kulturës dhe turizmit.

Shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja i tha Shteg.org, partner i OCCRP-së, se kjo qasje i ngjan modelit qeverisës “bukë dhe cirk”, ku fondet publike përdoren për argëtim ndërsa vendi përballet me probleme shumë më të thella.

“Ndoshta po e bën edhe për t’iu kundërvënë kësaj proteste, për të organizuar një spektakël të madh që njerëzit të thonë: ‘Shikoni sa shumë njerëz u mblodhën atje’”, citohet të ketë thënë Lubonja.

Ai ngriti pikëpyetje se përse shteti duhet të japë miliona dollarë për një kompani private në favor të një artisti komercial, i cili, sipas tij, nuk sjell asnjë kontribut për zhvillimin kulturor të vendit.

Lubonja e quajti financimin skandaloz dhe e vendosi atë në të njëjtën linjë me vendime të tjera për shpenzime publike gjatë qeverisjes Rama, të cilat kritikët i kanë parë si të paqarta ose me prapavijë politike.

Nga ana tjetër, qeveria e ka mbrojtur vendimin duke e paraqitur si një investim në turizëm. Në memorandumin shpjegues që janë shqyrtuar nga Shteg.org dhe OCCRP, autoritetet argumentojnë se koncerti nuk duhet parë vetëm si aktivitet privat, sepse pritet të sjellë vizitorë të huaj dhe përfitime për hotelet, transportin, restorantet dhe shërbimet.

Sipas dokumentit, kompania Redcloud i kërkoi Ministrisë së Turizmit ndihmë urgjente financiare më 3 korrik, me argumentin se aktiviteti rrezikonte të mos zhvillohej për shkak të kostove të shtuara dhe mungesës së kohës për të ndjekur procedurat e zakonshme ligjore. Në memorandum thuhet gjithashtu se rreth 70 për qind e biletave ishin blerë nga shtetas të huaj.

Edhe kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur publikisht financimin, duke thënë se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të shmangur një situatë të sikletshme për Shqipërinë përballë afro 25 mijë vizitorëve të huaj që kishin blerë bileta.

Sipas tij, aktiviteti mund të sjellë të paktën 100 milionë euro të ardhura nga turizmi dhe nga rezervimet në sektorin e akomodimit.

Gazetarja Elsa Demo, i tha Shteg.org se financimi i koncertit bën pjesë në një model të hershëm politik që e trajton kulturën si spektakël, duke shtuar se ngjarje të tilla mund të përdoren si mjete politike për të nxitur adhurim ndaj pushtetit dhe për të larguar qytetarët nga angazhimi qytetar.

Ndërkohë, ekonomisti Zef Preçi vuri në dyshim bazën ligjore dhe urgjencën e vendimit, duke theksuar se koncerti ishte bërë publik më shumë se dy muaj më parë. Edhe po të mbështetej një aktivitet privat nga shteti, sipas tij, fondet duhej të ndaheshin përmes një procedure konkurruese dhe transparente, jo me një akt emergjent.

OCCRP kujton se këto polemika po zhvillohen në një periudhë kur Tirana ka pasur protesta të përditshme për më shumë se një muaj. Demonstratat nisën si kundërshtim ndaj projektit për një resort luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe më pas u zgjeruan në protesta kundër zhvillimit në zonat e mbrojtura, ndërtimeve në bregdet dhe pretendimeve për korrupsion qeveritar, të cilat kryeministri Rama i ka mohuar.

Sipas OCCRP-së, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si edhe kompania Redcloud, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Shteg.org lidhur me arsyet e financimit dhe mënyrën se si do të përdoren fondet publike.

Artikulli nënvizon gjithashtu se Ye mbetet një figurë shumë e diskutuar në arenën ndërkombëtare dhe se këtë verë i është ndaluar të performojë në disa vende evropiane pas deklaratave që vlerësonin Adolf Hitlerin dhe publikimit të materialeve me simbole naziste.


Shtuar 12.07.2026 09:21

matbetultrabetjojobetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş