Krimi në Greqi, deshifrohet ditari me kode i Caroline, si e quante bashkëshortin

Daily Mail po bën zbulime tronditëse në lidhje me vrasjen e ndodhur në Glyka Nera të Greqisë, ku Babis Anagnostopulos vrau bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren Caroline Crouch.

Tashmë është gjetur një tjetër ditar i Caroline-s së ndjerë, i cili sipas gazetës britanike, ishte fshehur nën pirgjet e kutive të këpucëve në shtëpinë e çifit.

Nga ditari është kuptuar se martesa e çiftit kishte marrë një pikë kthese për keq që kur ishin martuar, dhe fakti që ishte fshehur në raftet e këpucëve dhe kishte kode, tregon se Caroline po e fshihet nga Babis, informon albeu.com

Në fakt, policia po heton çështjen, duke vlerësuar fjalët e Caroline në ditarin sekret, të cilat janë shkruar me stilolapsa me ngjyra të ndryshme dhe kanë emra të koduar, në mënyrë që Babis të mos mund t’i deshifronte, në rast se ditari do të binte në duart e tij.

Sipas një burimi policor të cituar nga Daily Mail, Caroline përdori shkronjat “DG” (Djali i Rrezikshëm) duke e përshkruar burrin e saj një “djalë jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Ajo gjithashtu kishte përdorur shpesh shkronjën “M” që në greqisht do të thotë “Malakas”, po ashtu edhe “MAM” ose e thënë gjatë “Malakas Antras Mou”

Në disa seksione të ditarit janë parë shpesh herë edhe shkronjat “XX”, dyshohet, është stenografia e Caroline për ‘Xylo’ në greqisht ose “rrahje” në shqip, informon albeu.com.

Oficerët gjithashtu kanë interpretuar shkronjat “PP” në greqisht “Palio Poustis”, duke e konsideruar gay burrin me të cilin lindi Lidyan.

Kujtojmë se Babis vrau bashkëshorten e tij Caroline dhe në fillim inskenoi një grabitje, por hetimet e nxorrën zbuluar dhe në fund pranoi se ishte ai autori i krimit./albeu.com