Paraditen e sotme në fshatin Bubq të Krujës, 51-vjeçari Artan Ismalaja ka vrarë me thikë gruan e tij, 45-vjeçaren Klarita Ismalaja. Ai e vrau gruan e tij brenda në makinë në një magazinë, ndërsa ndodheshin në një magazinë, dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen.
Ka qenë roja i magazinës ai që ka njoftuar policinë, pasi ka parë kimin e rëndë.
Në dëshminë e tij në polici, roja ka thënë se fillimish ka menduar se çifti ishin në një moment intim, por më pas ka parë gjak dhe është afruar.
“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, ka thënë roja.
Çifti kishin një dyqan kamerash në Tiranë dhe ishin prindër të dy fëmijëve./albeu.com