SERBI – Policia ka gjetur tre trupa në një banesë në rrugën Oslobogjenja në Pançevë, dhe siç është konfirmuar për Tanjug në Prokurorinë e Lartë Publike në atë qytet, ata janë shtetas rusë.
Më shumë gjasa bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, për këtë arsye nuk do të fillojë procedura pasi edhe autori ka vdekur.
Mbrëmë rreth mesnatës në banesë janë gjetur trupat e një burri 21 vjeç, një gruaje 50 vjeç dhe një fëmijë 9 vjeç.
Prokuroria më e lartë publike në Pançevë urdhëroi autopsinë e trupave të tre shtetasve rusë./Albeu.com/