Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin gjermano-zviceran, ku një 19-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain dhe prindërit e tij, si dhe plagosi rëndë motrën e tij.
Ky krim makabër ka ndodhur në Hohentengen në kufirin gjermano-zviceran.
19-vjeçari ka vrarë me thikë prindërit e tij 58 dhe 61-vjeç, më pas vëllain e tij 34-vjeçar.
Motra të cilës nuk i dihet mosha, është plagosur rëndë por jeta e saj nuk është në rrezik.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ka njoftuar të mërkurën policia dhe prokuroria e shtetit.
I dyshuari është arrestuar. Sipas policisë, në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes.