Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me rastin tragjik i cili ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit ku si pasojë mbetën të vrarë tre persona.
“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim!
Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta.
Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”.