Krenaria e radhës, Nora Gjakova kalon në finalen e “Grand Slam-in” e Abu Dhabi

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Gjakova ka mundur të fitojë ndeshjen gjysmëfnale ditën e sotme duke shënuar katër fitore radhazi vetëm sot. Në gjysmëfinale ajo arriti të mposhtë gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Ajo tashmë ka siguruar medaljen e argjendit dhe në finale do të presë një mes Qi Cai dhe Mimi Huh./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 14:09