KPK vendos: Prokurori Breçani i nënshtrohet vettingut në shtator

Seanca në Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndaj prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani do të zhvillohet në muajin shtator. Më 1 shtator, në orën 10:00 do t’i nënshtrohet procesit të vettingut ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Roland Ilia.

Seanca ishte parashikuar të mbahej që në korrik, por u shty nga kërkesa e avokatit të Brecanit i cili kërkoi kohë për tu njohur me materialet.

Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më pas ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.


Shtuar 29.08.2022 10:09