Korrupsioni në Shëndetësi, SPAK kërkon 4 vite burg për Joana Duron, heqje lirie edhe për katër të akuzuarit e tjerë

Për ish-numrin dy të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi.

Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv. Sipas SPAK, ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.

/Albeu.com 


Shtuar 13.11.2023 12:38