Koronavirusi i ka marrë jetën Arben Plakut, kryetarit i njësisë administrative Pajovë në rrethin e Peqinit.
46-vjeçari ka ndërruar jetë në një nga spitalet Covid në Tiranë.
Ai ishte shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por me gjithë trajtimin e marrë nuk ia ka dalë ta fitojë betejën me sëmundjen.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 434 raste të reja me koronavirus, me një rritje krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 304 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 8 persona kanë humbur jetën.
Elbasani mbetet një qark me të dhëna shqetësuese sa i takon Covid-19, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 20 raste të reja. Ndërkaq, në qarkun e Elbasanit janë aktualisht 406 raste aktive.