Një ngjarje e rëndë është shënuar para disa çastesh në qytetin e Korçës, ku një 52 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Raportohet se viktima jetonte i vetëm në banesë. Gjithashtu bëhet e ditur se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja e trupit të 52-vjeçarit, nuk rezultuan shenja dhune. Po ashtu bëhet e ditur se 52-vjeçari njihej si person i alkoolizuar.