“Kope”, Duma i përgjigjet Ramës: Kur ishit i ri e donit PD-në, ju e keni mësuar popullin se të jesh i edukuar është idiotësi

Deputetja demokrate Grida Duma i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, pasi ky I fundit e quajti grupin e PD-së kope e infektuar nga një budallëk ngjitës.

Duma u shpreh se koncepti i kopesë nuk ekziston, dhe I kujton kohën se ku ishte i ri e donte PD-në.

Unë i përkas një partie të djathtë, koncepti i kopesë nuk ekziston dhe jemi çliruar nga kjo. Në një parti të majtë është trashëguar kopeja. Kam një arsye pse nuk i drejtohem nga vendi. E ka seancë psikoterapie që të drejtohet këtej. Kur ishte i ri donte të ishte te PD, te e reja. Edhe ku u zgjodh kryetar bashkie, u zgjodh për të renë. Zhgënjeu me mendësinë e vjetër. Është sot i vjetër.

Në çdo komision zonja ministre jam përpjekur të jem më shumë sesa etike. Në fushatë ky zotëria e bëri me një foton time personale. Unë zgjodha të buzëqesh. Është zgjedhje për të qenë njeri u kulturuar deri te pika që të mos i japësh shkak të vazhdojë përroin e psikotisë”, tha ajo.

Më tej deputetja demokrate tha se është pikërisht Rama ai që e ka mësuar popullin se të jesh I mirë dhe I edukuar është idiotësi.

“ Ju flisni për privatësi, Butrintin dhe ju (Elva Margariti) i drejtoheni koleges duke i thënë në kokën tënde. Ju e keni mësuar gjatë këtë popull që të jesh i mirë dhe i edukuar është idiotësi. Unë miq të nderuar, kolegë nuk besoj se në PS ka kope, unë besoj se ka individë të spikatur. Por unë besoj në zgjedhjet individuale dhe janë këto zgjedhje që do ta çojnë përpara këtë vend”, tha ndër të tjera Duma./albeu.com

Shtuar 28.04.2022 12:16