FNSH dhe RENEA po zhvillojnë kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës dhe Shkodrës.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Vlorë, u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal, me precedent të mëparshëm kriminal, të cilët sipas policisë, do kryenin vrasje kundër personit, me armë zjarri.
Ndërkohë, sipas policisë, në Shkodër, është vënë në pranga poseduesi i një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.
Në kuadër të dy operacioneve, policia ka sekuestruar në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit
Angazhim maksimal i strukturave të Policisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.
?Në Vlorë, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Policia vuri në pranga 6 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, 2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.
?Në Shkodër, Policia vuri në pranga poseduesin e një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.
✅Gjatë 2 operacioneve, u sekuestruan në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Vlorë, u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal, me precedent të mëparshëm kriminal, të cilët sipas policisë, do kryenin vrasje kundër personit, me armë zjarri.
2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.