“Për’puthen” është një ndër programet më të ndjekura televizive në Shqipëri tashmë prej 2 sezonesh. Pas shumë akuzave për shtirje dhe skenare, një deklaratë e fortë është bërë nga një konkurent i “Për’puthen 1” Alban Dyrmishi.
Ai thotë se çifti më fake ka qenë Ina dhe Geri nga edicioni i parë i këtij emisioni, të cilët sipas tij kanë inskenuar gjithçka.
“Nëse Ina e Geri ishin çift, unë kam qenë çift me Kim Kardashian…”- deklaroi Dyrmishi gjatë një interviste në Oratv.
Rikujtojmë se vetëm pak javë më parë u bë publike lajmi se Ina dhe Geri nuk janë më bashkë, sipas të cilëve ndarja erdhi si pasojë e interesave jo të njëjta. /albeu.com/