“Përputhen” me skenar? Fationi i përgjigjet pyetjes 1 milionëshe (FOTO LAJM)

Që prej fillimit të tij, emisioni “Për’puthen” është akuzuar se ndjek një skenar dhe detyron konkurrentët të veprojnë sipas tij dhe jo sipas dëshirave të tyre.

Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka debatuar shpesh me konkurrentët e larguar, të cilët deklaronin se gjithçka ka një skenar.

Madje, në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se “Për’puthen” nuk ka asnjë skenar dhe gjithçka që ndodh është spontante.

E fundit që iu përgjigj kësaj pyetjeje të famshme ishte Bora Zemani. E pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora u step për një moment dhe tha se ajo vetë ka një skaletë referues.

“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta…”, tha Bora.

Sipas fjalëve të moderatores situata në program janë të papritura, ndërkohë që fjalët e ish-konkurrentëve tregojnë të kundërtën.

Edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, i cili u largua me dëshirën e tij nga programi, iu përgjigj në InstaStory për dilemën e madhe që “mundon” shqiptarët.

“A ka pasur skenar në “Për’puthen”?- e pyet dikush, ndërsa Fationi ia kthen:

“Absolutisht që jo. Mund të japin sugjerime si çdokush, por skenar jo.”- shkroi ish-konkurrenti.

Shtuar 12.03.2021 11:03